Zhduket një vajzë 12-vjeçare në Durrës. Mësohet se e mitura është zhdukur që nga dita e djeshme (e premte), ndërkohë që prindërit kanë bërë denoncimin në polici.

Vajza 12-vjeçare është nxënëse në klasën e V-të në një shkollë 9-vjeçare në Durrës.

Prindërit kanë deklaruar në polici se nuk kanë konfilkte me askënd.

Policia ka nisur punën për gjetjen e vajzës së mitur dhe rikthimin e saj pranë familjes.