Një 20-vjeçare është larguara nga banesa e saj në Vlorë në drejtim të paditur.
Denoncimin në polici e ka bërë nëna e saj, shtetasja me iniciale D.M., 47 vjeçe, banuese në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.
“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja D. M., 47 vjeçe, banuese në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. M., 20 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.”, njofton policia.





