Angli, 1 maj 2014 – Policia e qytetit Norwich në Angli e ka shpallur të humbur shqiptarin Klodian Cejkun, 17 vjeç.

Në njoftimin e policisë, krahas fotos jepen edhe karakteristikat fizike të të riut dhqiptar dhe veshjet e mundshme të tij. 

Për herë të fundit adoleshenti shqiptar është parë të mërkurën më 16 prill.

Një javë më vonë ai kontaktoi shumë shkurt familjarët e tij me telefon.

Më pas asgjë, as telefonata, as kontakte. Policia angleze kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të miturit shqiptar.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/