Një biznesmen 43-vjeçar në Tiranë, babai i dy fëmijëve, rezulton i zhdukur prej gati dy javësh.

Bëhet fjalë për shtetasin Ruzhdi Hoxha, i cili nuk ka kontakt me familjen e tij që prej 21 tetorit.

Para se të shpallej i zhdukur, biznesmeni ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë autostradës Tiranë-Durrës. Ai ka marrë një telefonatë nga miku i tij me inicialet F.Rr., që tashmë është shoqëruar në polici për të treguar bisedën e fundit me Hoxhën.

Nuk dihet nëse 43-vjeçari ka qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje me natyrë kriminale, ndërkohë që grupi i hetimit po mbledh të gjitha provat për të rënë në gjurmët e tij.