KORÇE – Një 35-vjeçare nga qyteti i Korçës rezulton e larguar nga banesa prej 9 ditësh, ndërsa familjarët kanë denoncuar rastin edhe në polici.

Sipas tyre Edlira Gishto vuante prej vitesh nga depresioni dhe jetonte me vëllain e saj. 

Mësohet se 35-vjeçarja është e pamartuar dhe është larguar pa u vëne re nga familjarët, ndërsa askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj edhe pse kanë bërë kërkime intensive. 

Familjarët thonë se kjo është hera e parë që ajo largohet nga banesa, ndërsa apelojnë që personat që kanë informacion të telefonojnë në numrin 068 90 76 635