Një nënë është paraqitur në komisariatin e Durrësit dhe ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 21-vjeçar, për të cilin nuk ka asnjë informacion prej një jave.

“Më datë 23.01.2026, është paraqitur shtetasja A. J., 47 vjeçe, banuese në Durrës, e cila kallëzon se është larguar nga banesa, më datë 17.01.2026, djali i saj, shtetasi K. M., 21 vjeç, dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij. Punohet për gjetjen e 21-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftojnë blutë e Durrësit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.