22 dhjetor 2014 –  Ronaldinho përbën lajm edhe kur nuk dhuron magji në fushën e blertë. Ish sulmuesi i Brazilit është kthyer në çështje në Meksikë ku aventura e tij me Queretaron nisi në mënyrën më të mirë. "Gaucho" është zhdukur që prej 15 ditesh pa lënë asnjë gjurmë dhe presidenti i klubit po e humbet durimin.

"Nëse nuk vjen gjatë javës së ardhshme duhet të marrin një vendim. Ka humbur një pjesë të madhe të fazës përgatitore. Askush nuk qëndron mbi këtë klub", u shpreh kreu i klubit merkaikan që i dërgon një sinjal të qartë ish sulmuesit të Barcelonës dhe Milanit.

Pushime të zgjatura pa asnjë motiv për Ronaldinhon që rrezikon të humbasë edhe aventurën meksikane ku u rikthye në nivelet më të larta edhe pse karriera e tij është drejt perëndimit. 4 muaj më parë ai nënshkroi për Queretaron duke u kthyer në një simbol të klubit brenda pak kohësh. Ai numëron 9 ndeshje tyë luajtura dhe 3 gola të shënuar me skuadrën meksikane, me të cilën ka një kontratë deri në fund të sezonit.