Emigranti shqiptar planifikonte të kthehej në vendlindje me pushime, por rrugës humbet kontaktet me familjen dhe zhduket pa asnjë gjurmë.

Denoncimin për ngjarjen e ka bërë motra e 34-­vjeçarit me inicialet E. K., i cili ishte nisur nga Greqia për në shtëpi.

Burimet nga policia thonë se një ditë më parë, 39-­vjeçarja me inicialet F. M., ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Gramshit për të denoncuar se, vëllai i saj, ka ardhur me autobus deri në Librazhd dhe më pas aty ka humbur gjurmët dhe kontaktet me të afërmit.

Policia ka nisur hetimet për rastin.