31 korrik 2015 – Zhduket një shqiptare 24 vjeçe së bashku me të bijën 5-muajshe në Angli.
Anisa Lamaj dhe e bija Medine nga Neverton, sipas autoriteteve janë parë për herë të fundit në muajin qershor. Mediat e huaja nuk bëjnë me dije se kush e ka raportuar humbjen e tyre, teksa mësohet as identiteti i bashkëshortit të shqiptares.
Policia e Merseyside-s ka publikuar në faqen zyrtare në Twitter humbjen e shqiptares dhe ka vënë në dispozicion dhe numra kontakti për ata që mund ta kenë parë apo dinë diçka rreth Anisës. Ajo është femër e bardhë, me flokë të gjata ngjyrë kafe dhe me sy me po të njëjtën ngjyrë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/