3 gusht 2015 – Një atlet shqiptar paraolimpik, me aftësi të kufizuara, është shpallur i zhdukur në Los Anxhelos të Kalifornisë, që prej ditës së shtunë.
Andi Gusmari, 44 vjeç, është parë për herë të fundit rreth orës 08:30 të shtunën, në ambientet e Universitetit të Kalifornisë Jugore.
Sportisti shqiptar, i cili ka marrë pjesë në konkursin për bouling në Olimpiadën Speciale të Lojërave Botërore, është kategorizuar si një prej të zhdukurve kritikë, pasi ai ka probleme me shëndetin.
Gusmari është 86 kilogramë, 1,67 metër me flokë të zeza dhe sy kafe. Për herë të fundit është parë i veshur me një bluzë të kuqe që shkruan 'Shqipëri'.
Policia ka vënë në dispozicion edhe numra kontakti për këdo që ka ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e Gusmarit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/