DURRES, 29 MARS 2013 – Ende asnjë shenjë nga dy peshkatarët e zhdukur mëngjesin e sotëm n afërsi të Zvërnecit. Për shkak të errësirës kërkimet janë ndërprerë. Strukturat e policisë të përfshira në operacionin e shpëtimit rreth orës 20:00 kanë ndërprerë kërkimet, për shkak të errësirës. Dy helikopterët që ishin angazhuar në kërkime mësohet gjithashtu se janë kthyer në bazë. Kërkimet për gjetjen e dy peshkatarëve do të rinisin nesër në orët e para të mëngjesit.
Drejtori i Qendrës Ndëroperacionale Institucionale Detare, Shefqet Bruka ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Vlorë, për gjetjen e 2 peshkatarëve të zhdukur në det mëngjesin e djeshëm.
Bruka sqaron se aktualisht operacioni i kërkim shpëtimit vijon nga ajri dhe deti me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së peshkatarëve të humbur në një perimetër më të madh se 3.5 milje, ndërsa ka theksuar se do t’i kërkohet kompanive të telefonisë celulare lokalizimi i vendndodhjes së telefonatës së fundit.
Sipas Brukës, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është bërë i mundur lokalizimi i dy peshkatarëve të zhdukur që prej paradites. Ai tha se pavarësisht vështirësive që grupi i kërkim-shpëtimit ka hasur prej kushteve të këqia atmosferike, kërkimet për gjetjen e tyre do të vijojnë pa ndërprerje, deri në gjetjen e tyre.
Ndërkohë shefi i koordinimit të operacionit të shpëtimit, Ali Elezi ka bërë të ditur se trekëndëshi i kërkimeve është përcaktuar në sajë të koordinatave të dhëna nga kompania celulare Vodafone. Por në të njëjtën kohe ai ka theksuar se koordinatat janë të përafërta, për shkak të verifikimit të sinjalit GSM në det të hapur. Sipas tij, lokalizimi i fundit i sinjalit telefonik të dy të rinjve është bërë në orën 14:00
Marrja e informacionit
Ora 06.10 u njoftua salla operacionale e policisë kufitare Vlorës për një mjet të vogël peshkimi me 2 persona në bord, të cilët kerkonin ndihmë. Njoftimi erdhi përmes një telefonate nga të afërm të personave në rrezik.
Sipas informacionit paraprak mjeti i peshkimit ndodhej në grykëderdhjen e lumit Vjosa.
Organizimi i kërkimit
Në orën 06.20 policia kufitare e Vlorës mori mjetin BP-05.
Menjëherë me marrjen e e njoftimit oficeri i rojes bregdetare në QNOD nxorri mjetin e gatshëm A-05 për të nisur kërkimet në zonën e njoftimit.
Në orën 08.30 minuta mjeti i rojes bregdetare A-05 me mbështetjen e një mjeti të policisë Kufitare mbërrijnë në zonën e kërkimit.
Marrja e informacionit
Ora 09.10 minuta nga të dhënat e sallës të marra nga telefonata e bërë midis vëllait të njërit prej personave në bord, u njoftua se mjeti lundrues mund të ndodhet, 4-5 milje në veri prendim të ishullit të sazanit.
Organizimi i kërkimit
Ora 09.45 minuta u bë organizimi i kërkimit në zonën sipas njoftimit të fundit . këtij operacioni iu bashkua dhe një mjet i guardia di financës e cila bëri kërkim nga Sazani deri në derdhdje të lumit Seman dhe kthim pa konstatuar asgjë.
Ora 12.55 me urdhër të SHSHPFA-së u fut në opracion të kërkim-shpërtimit edhe një helikopter IF. Ajror i tipit COGUAR
Ora 14.40 minuta në operacion u përfshi dhe një helikopter i dytë
Të dy helikopteret po bëjnë kërkimin në zonë dhe ndodhen 12 milje në prendim të Sazanit.
Ora 16.30 helikopterët janë kthyer për furnizim
Ora 17.00 helikopterët rinisin kërkimet
/m.l. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





