6dhjetor 2015 – Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 5 punonjësit e kompanisë private, që po shoqëronin 3.8 milionë eurot drejt Rinasit, të cilat u grabitën në zonën e Kasharit pak ditë më parë. Gjyqtari i gatshëm, i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” administratorit të kompanisë “Rogat 1” shtetasit Artan Mane, Alban Sharrës, përgjegjësit të grupit të shoqërimit si dhe shoqëruesve të ngarkesës, shtetasve Agron Ademi, Eduart Metollari dhe Niko Prifti. I vetmi që u lirua nga burgu me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” ishte shoqëruesi i ngarkesës Agron Lloha për shkak të problemeve shëndetësore, shkruan abcneës.

Para gjykatës, asnjëri nga të dyshuarit nuk pranoi akuzën e “shpërdorimi të detyrës” duke pretenduar se nuk kishin mundësi të reagonin pasi grabitësit ishin të armatosur dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre. Pak ditë më parë, kompania “ROGAT Security” po shoqëronte 3.8 milionë euro drejt Rinasit, kur u grabitën nga 5 persona të maskuar dhe armatosur që ende nuk janë kapur.

/portali DurrësLajm/