Gjykata e Durrësit ka liruar 8 shtetasit që ditë më parë u lanë në masën e sigurisë “Arrest me burg”, të akuzuar për zhdukjen e 49 arkave me banane në kontenierin e ardhur nga Ekuadori, në portin e Durrësit.

DurrësLajm” mëson se punonjësit e sigurisë dhe ata të monitorimit të kamerave në sallën operative do të lirohen nga burgu.

Bëhet fjalë për shtetasit Gentian Halili, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila dhe Skënder Plaku.

Ditën e sotme, prokurori Afrim Shehu ka kërkuar për ta zëvëndësimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në “Detyrim paraqitje”.

Gjithashtu edhe për dy punonjësit e kompanisë “Ziko shpk”, Altin Muhametaj, Nazmi Allgjata do të zëvëndësohet masa e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, disa nga punonjësit të cilët më urdhërin e parë të gjykatës, iu ishte ndalur ushtrimi i detyrës, me vendimin e ri ata mund të rikthehen sërish në punë.