Pas lajmit për zhdukjen e ‘Audit’ të ish ministrit që konsiderohej si provë e fortë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka reaguar Dritan Zagani, ish- oficeri i policies.
Në një postim në facebook, Zagani lë të nënkuptohet se po zhduken provat, duke u shprehur me ironi se rilindja po thyen rekord duke futur minaren me gjithë xhami në thes.
“Populli shqiptar ka nje fjale te urte qe thote…. “nuk futet minareja ne thes”….! Po keta rilindas mposhtin çdo rrekord dhe fusin minarene me gjithe xhami ne thes….!”– shkruan Dritan Zagani.





