Policia e Vlorës ka dhënë informacion për zhdukjen në det të biznesmenit nga Vlora Adriano Jaho 52 vjeç dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze 28 vjeç, të cilët kishin dalë në bregdetin e Durrësit për të provuar skafin në det dhe kanë humbur kontaktet prej datës 4 korrik.
Sipas kallëzimit të familjarëve, ata janë larguar nga Vlora në drejtim të Durrësit në datë 3 korrik për të marrë një skaf të cilin e kishin ankoruar në Durrës.
Ndërkohë policia Kufitare e Durrësit ka bërë verifikimet e regjistrave për hyrje-daljet, ku rezulton se dy të zhdukurit nuk kanë hyrë dhe nuk kanë dalë në portin e Durrësit. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se për herë të fundit ata kanë folur me një mikun e tyre në telefon, të cilit i kanë thënë t’u dërgonte një karrel, pasi skafi po fuste ujë. Policia kufitare vijon kërkimet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.07.2017, në Komisariatin e Policisë Vlorë, janë paraqitur familjarët e dy shtetasve të mëposhtëm:
A.J., 52 vjeç, banues në Vlorë.
A.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durres dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë).
Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur dhe po punohet për gjetjen e tyre





