Policia po punon me grupe mikse, lidhur me hetimet për zhdukjen e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj.
Deklarata u bë sot nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në përgjigje të interesit të medias.
Pa dhënë shumë detaje, Rrumbullaku tha se policia e shtetit është në krye të detyrave të deleguara nga prokuroria:
“Kemi struktura të cilat po ndjekin rastin, jemi në ecuri të procesit.
Jemi në krye të detyrave të deleguara nga prokuroria, punohet me grupe mikse”, u shpreh Rrumbullaku.





