Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ka komntuar për mediat ditën e sotme çështjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajn, për të cilin deklaroi se do të flasin ku të kenë prova.
“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova” tha ai.