Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar rrëmbim personi zhdukjen e Ulvi Skanës.
Prokuroria është duke kryer veprime hetimore, siç është pyetja e personave që kanë pasur kontakt me Skanën, përpara se ai të shkëpuste kontakte me familjen, raporton BW.
29-vjeçari nga Dibra, Ulvi Sakan jetonte në Kamëz. I riu ishte mik me Can Karriqin, i cili një vit më parë u ekzekutua brenda makinës së tij. Ndërsa ky i fundit ishte mik me Ervis Martinajn.
Kujtojmë se 29-vjeçari Skana, ka humbur kontaktet me familjarët që prej 17 majit në orën 13:30. Ka qenë babai i tij që ka bërë denoncimin në komisariat.





