Rusi, 23 prill 2014 – Në Kazan të Rusisë, një ekonomist u zhduk ndërsa kthehej nga puna për në shtëpi, për t’u shfaqur pas gjashtë muajsh, një mije kilometra larg, ndërkohë që nuk arrinte të mbante mend asgjë për veten.
Një 15-vjeçar nga Lipetseki, i zhdukur teksa shkonte në shkollë, u gjet në një pyll pranë Moskës, dhe nuk arrinte të kujtonte absolutisht asgjë. Një ushtar u zgjua në një spital dhe u tha mjekeve se nuk kujtonte dot as emrin e tij.
Ekonomisti, studenti e ushtari janë pjesë e një grupi prej 31 vetash, viktima të amnezisë, që gjatë pesë vjetëve të fundit u nënshtrohen rregullisht kurave në Institutin Psikiatrik Serbski të Moskës.
Ndokush prej tyre ka arritur të rigjëjë “kujtesën autobiografike”, por askush nuk ka as idenë më të mjegullt për atë që mund t’i këtë ndodhur gjatë kohës kur është zhdukur. Eksperimente të shërbimeve sekrete me ilaçe të fuqishme? Thjesht Mitomanë? Rrëmbime aliene?
I kemi shqyrtuar të gjitha hipotezat”, thotë profesori Zurab Kekelidze, nëndrejtori i institutit, gjatë një interviste për “Moskvski Komsomolets”.
“Nuk vuajnë nga asnjë shqetësim mendor, nuk njoh asnjë medikament aq të fuqishëm që arrin ta bëjë këtë efekt. Asnjë e dhënë nuk na bën të mendojmë se behet fjalë për ndonjë trillim. Alienët. Fillimisht duhet provuar që ekzistojnë”.
Edhe një tjetër detaj i pashpjegueshëm, thuajse të gjithë janë gjetur pa asnjë fije kujtesë pranë një hekurudhe. Ndërkohë fenomeni është vënë re thuajse vetëm të meshkujt (vetëm 3 femra).
Pacientet kanë shumë pak gjera të përbashkëta me njeri tjetrin : mosha nga 16 në 66 vjet dhe të gjithë vijnë nga shtresa të ndryshme shoqërore.
Instituti (i njohur në epokën sovjetike, pasi aty trajtoheshin disidentët politikë) mes të shtruarve ka qenë edhe një gjermano-rus, i zhdukur ndërsa drejtonte makinën në Gjermani dhe i zgjuar pa biletë në një tren pranë qytetit Vologda, i vendosur rreth 500km larg Moskës.
“Nuk e di kush jam, nuk e kam idenë se ku po shkoj”, vetëm këto fjalë diti të thoshte. Me pas u zbulua se nuk qe në gjendje të thoshte asnjë fjalë në gjermanisht, gjuhë që e njihte në mënyrë të përsosur. Në kokë i kishte mbetur vetëm rusishtja që fliste kur jetonte në Kazakstan.
Gjermani u kthye në Gjermani, ku iu desh të mësonte nga zeroja gjuhën e Getës, për të mundur të komunikonte me gruan dhe fëmijët.
Ndërsa ushtari u dashurua me një infermiere, me të cilën edhe u martua, ndërkohë që nuk pranon në asnjë menyrë të kthehet në shtëpi, ku thotë se “ka vetëm të huaj”.
/Explore Univers/





