17korrik 2015 – Kukësi nuk ka mundur ta kalojë me sukses ndeshjen e parë kundër Mlladost të Podgoricës, teksa është mundur në “Qemal Stafa” 0 – 1. Me këtë rrezultat kuksianët kanë vështirësuar së tepërmi rrugën e kualifikimit për më tej. Por pavarësisht humbjes, në fakt ishte Kukësi skuadra më e mirë në fushë, pasi në pjesën më të madhe të lojës luajti më mirë se kundështari.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ku rastet për shënim ishin të pakta, ku të dyja skuadrat u kujdesën më tepër të mos pësonin.
Në pjesën e dytë Kukësi ishte më kërkues, ku disa here ju afrua rrezikshëm portës mike të mbrojtur nga portieri Raduloviç, por pavarësisht rasteve të krijuara nga kuksianët ishin miqtë ata të cilët realizuan në të paktat zbritje drejt portës kuksiane, pikërisht në minutën e 52-të, ishte një goditje këndi nga e djathta e sulmit, ku Lakiç ngrihet mbi mbrojtjen vendase dhe godet saktë me kokë.
Pas golit të pësuar, kuksianët rrisin ndjeshëm dozën sulmuese, por miqtë ishin vendosur mjaft mirë në mbrojtje dhe me gjithë përpjekjet e shumta të kuksianëve rrezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Perfundimisht, Kukesi – Mlladost 0 – 1. Megjithatë kjo ishte sfida e parë midis këtyre skuadrave, mbetet ende dhe një ndeshje tjetër për tu luajtur, këtë herë në Podgoricë vetëm pas një jave. Gjithsesi, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në ndeshjen e kthimit, ajo që mund të thuhet me siguri është fakti se me këtë humbje Kukësi ka komplikuar së tepërmi shanset e veta për kualifikim.
Pas ndeshjes trajneri i Kukësit Marcelo Troisi u shpreh” ishim ne më mirë se kundështari, mbyllja e tyre në mbrojtje na e bëri shumë të vështirë manovrën tonesulmuese, megjithatë ne kemi shanset tona në ndeshjen e kthimit në Podgorice, ashtu siç mundën të fitojnë ata këtu, ashtu dhe ne mund të fitojmë në fushën e tyre” tha ndër të tjera trajneri Marcelo Troisi.