Napoli i Elesied Hysajt zhgënjeu në përballjen e kampionatit, teksa nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Xhenoas.Mbrojtësi i Kombëtares, u aktivizua titullar në këtë sfidë, teksa nuk i ka shpëtuar kritikave të mediave italiane.

"EuroSport" e ka vlerësuar paraqitjen e shkodranit si katastrofike, duke shtuar se 25-vjeçari nuk e merr guximit ta kalojë mesin e fushës.

"Nuk është i vetmi, por kombinohen të gjithë. Nuk merr asnjëherë guximin për të kaluar mesin e fushës dhe një herë që e bën ka një mundësi të artë shënimi, por nuk godet në portë. Është katastrofë në mbrojtje", shkruhej në vlerësimin e "EuroSport".