Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa, nga Komisioni i Mediave të mbajtur ditën e sotme u shpreh se janë rreth 6500 mësues që kanë ulje page nga reformat e kategorisë, njoftim të cilën ministrja Manastirliu e ka bërë publike që në muaj qershor të vitit që lamë pas.

“Ne kërkojmë që të tërhiqeni nga kjo ulje që bëni në kurriz të mësuesve. Shuma për buxhetin e shtetit është qesharake për të marrë pagat e kategorisë së mësuesit, një pikë ujë në harxhimet e kota që bën qeveria, le t’i marrin nga piranjat e oborrit të Ramës”, u shpreh Zhupa.

Deklarata e plotë:

‘Me zero pikë janë vlerësuar të gjithë mësuesit të cilëve u është ulur paga. Janë 6500 mësues që e kanë këtë ulje në gjithë Shqipërinë. Ne kërkojmë që të tërhiqeni nga kjo ulje që bëni bë kurriz të mësuesve.

Shuma për buxhetin e shtetit është qesharake për të marr pagat e kategorisë mësuesit, nje pikë ujë në harxhimet e kota që bën qeveria, le ti marrin nga piranjat e oborrit të Ramës.

Kurse shuma për xhepat e mësuesve është shumë e rendësishme prej 100 mijë lek te vjetra”Zhupa tha se mbështesin plotësisht kërkesat e sindikatës dhe ultimatumin e tyre për grevë, duke i bërë thirrje ministrisë së arsimit të tërhiqet.

Edhe pas dy takimeve mes sindikatës, federatës dhe ministrisë së arsimit, nuk është marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar këtë situatë.