Deputetja e PD-së, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit të Medias, Ina Zhupa tha në një konferencë nga Kryesia e Kuvendit se gazetarët po intimidohen nga qeveria përmes padive ndaj tyre, me qëllim mosdenoncimin e rasteve të korrupsionit.
Duke iu referuar raport-progresit të Komisionit Europian, Zhupa u shpreh se mazhoranca dhe Kuvendi nuk kanë bërë asgjë në lidhje me rregulllimin e Kodit Penal për kërcënimin dhe dhunën ndaj gazetarëve. Një tjetër problematikë me të cilën përballen gazetarët, Zhupa tha se është edhe mohimi i aksesit në informacion nga administrata. Sipas saj, kjo është fshehje e korrupsionit dhe mungesë e transparencës.
“Gazetarët intimidohen sepse bëjnë pyetje që nuk i pëlqejnë qeverisë dhe zyrtarëve. Duhet të përmirësohen kushtet e punës dhe të mbrohen, të respektohet Kodi i punës. Gazetarët hidhen në gjyq për t’u mbajtur zvarrë dhe t’i mbahet goja mbyllur gazetarëve që denoncojnë. Ka shkuar në 73 numri i padive, ka ardhur në rritje nunrimi i padive, vetëm pse flasin.
Mazhoranca dhe Kuvendi nuk ka bërë asgjë, në lidhje me rregulllimin e Kodit Penal për kërcënimin dhe dhunën ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës. Kam bërë propozim ligjor këtë që ka thënë BE, për të ndryshuar Kodin Penal. Është kjo mazhorancë dhe vullneti i Ramës për të mos e miratuar këtë standard që e kërkon BE. Hapi tjetër nga progres raporti, nga moment që nis përjashtimi politik si kryetare mediash, ky komision do të nisë seance dëgjimore me të gjithë aktorët e medias, të refletokhet me një dokument punë për ndryshime ligjore që e bëjnë mjedisin e medies t’i përafrohen standardeve të BE.
Problematikë tjetër, është korrupsioni në administratë dhe aksesi në informacion. Kur kërkojnë informacion gazetarët, hasen në bllokadë nga qeveria jo vetëm në kohë, por nuk e japin fare. Kjo është të fshehësh korrupsionin e të mos bësh transparencë. Zbatimi i ligjit ekzistues është i dobët dhe një kulturë institucionale për ta fshehur kurrupsionin, duke e vonuar përgjigjen. Koha të jetë më e shkurtër, pasi ka dhe detyrim të lartë për interes publik. Roli i AMA, RTSH, dhe reklamat qeveritare ndaj ndikimit të medieve. Gazetarët do të duhet të ndjekin vetë fushtatat elektorale dhe jo të merren me kaseta të gatshme.
RTSH, i kam dërguar letër duke kërkuar që të hapin garën për drejtor, sepse janë me drejtor të komanduar dhe e bëjnë të pamundur ecjen normale. Qeveria i përdor reklamat si një kulaç për t’ua dhënë mediave që shkojnë në linjë të drejtpërdrejtë me propagandën qeveritare. Të jetë garë e hapur, të kenë akses për të fituar para publike të gjitha mediet. Mediat përdoren si fasadë e pushtetit, tregues i një shteti diktaorial.”, u shpreh Zhupa.