Pak minuta para nisjes së seancës plenare deputetja demokrate Ina Zhupa nga oborri i Kuvendit i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që në seancën e sotme të vendosë në favor të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Po ashtu, ajo kujtoi se edhe UNESCO është kundër koncesionit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Zhupa: Dua t’i kujtoj publikut që UNESCO është organizata e Kombeve të Bashkuara për edukimin shkencën dhe kulturën dhe unë nuk e di se si një qeveri mund të mbajë qëndrim që OKB nuk ka rëndësi, që Konventa e Parisit nuk ka rëndësi, se si fondet dhe njohja që vjen nga UNESCO nuk ka rëndësi. Kjo tregon se ato janë të zhytur thellë.

Kuvendi ka dërguar në gjykatë copy paste, paragrafët e koncesionarit, duke treguar që janë në shërbim të tij.

Sot është e fundit për Butrintin në një betejë dy-vjecare. Sot nuk është vetëm opozita, por edhe UNESCO është kundër këtij plani për Butrintin.

Sot presim drejtësi nga Gjykata Kushtetuese. Sot në orën 3:30 me orën amerikane, bëhet një protestë në New York “Pro Butrintit”.