I madh e i vogël në Manzë është tronditur nga historia e 27-vjeçares Enertila Beqja, e cila akuzohet për zhvatjen me anë të mashtrimit të 60 milionë lekëve përgjegjësit të postës në Manëz.
Të gjithë dyshojnë se vajza mund të ketë bërë një gjë të tillë. Në gjimnaz e mbajnë mend si vajzën që vuante nga sëmundja e epilepsisë, si vajzën që shkarraviste gjithçka dhe nuk hapej me shoqërinë.
Enertila është lindur e rritur në fshat dhe të gjithë e njohin atë dhe familjen e saj. Ish shoqet e saj të gjimnazit tregojnë për DurrësLajmse vajza ka vuajtur nga sëmundje gjatë kohës që vijonte gjimnazin, dhe për këtë favorizohej nga të gjithë mësuesit.
Linda një shoqe e saj, e cila punon psikologe tregon se 27-vjeçarja ishte tepër e mbyllur, e pakomunikueshme me shoqet, e heshtur dhe e stresuar duke shkarravitur libra e banka.
Ndërsa ish-mësuesi i saj kujdestar Selim Kurti deklaroi se vajza bënte mungesa gjatë kohës që ishte në shkollë dhe nëna e saj, Emineja thoshte se ishte e sëmurë dhe vuante nga epilepsia. Për këtë shkak v,ajzës i kishte rënë disa herë të fikët në klasë.
Drejtori i shkollës edhe dyshime që mund të jetë dikush tjetër, i cili mund të ketë përdorur vajzën, sepse sipas tij 27-vjeçarja e vetme nuk mud të bënte një gjë të tillë.
Edhe mësuesi tjetër, Hamza Sallaku, tregon se 27-vjeçarja ishte pothuajse inekzistente në shkollë, për shkak se sëmundja e saj nuk ishte kuruar.
Në qëndrën shëndetësore të Manzës, mjeku Bardhyl Belba, që shërben prej 30 vitesh në këtë zone, thotë se nëna e vajzës është e diagnostifikuar me sëmundje të shëndetit mendor, e cila është e trashëgueshme. Mjeku thotë se edhe vajza ka paraqitur çrregullime, por nuk është kuruar për shkak se prindërit nuk e kanë çuar për vizita mjekësore.
Mjeku thotë se Pseudologjia, sëmundja që konsiston në faktin që pacieneti ëndërron dhe beson më pas ëndrrat dhe gënjeshtrat e tij, duke i vënë në zbatim ato, është derivat i një epilepsie të pakuruar. Sipas mjekut Belba, vajza e cila është në burg duhet t’i nënshrohet vizitave nga specialistët, për të parë gjendjen e saj mendore përpara se të mbyllet në burg apo të dënohet.
K.H.





