28 dhjetor 2014 –   Admirali Xhovani Petorino  (Giovanni Pettorino) i Rojes Bregdetare italiane konfiromoi, që pala italiane si udhëheqëse e të gjitha përpjekjeve shumëpalëshe (shqiptaro-italo-greke) për shpëtimin e jetëve të pasagjerëve dhe ekujpazhit të tragetit, e devijoi tragetin për në brigjet italiane.

Admirali Petorino është një njohës i mirë dhe i vjetër, i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai që në shtator 1991, erdhi në Shqipëri në kuadrin e Operacionit humanitar “Pelikan”.

Si oficer i ri në moshë dhe detyrë, me gradën  “ Tenente di vascello” ai veproi në përbërje të Grupit të 22-të detar të Rojes Bregdetare Italiane të stacionuar në Portin e Durrësit në atë kohë.

Megjithë ndryshimin e drejtimit të tragetit, autoritet shqiptare po përgatiten për çdo eventualitet.

Ministri i shëndetësisë Z. Beqja së bashku me Prefektin e Durrësit Z. Xhelilaj gjenden në Portin e Durrësit, që në orët e para të mbasdites së të dielës 28 dhjetor 2014.

Sipas ministrit dhe prefektit, autoritetet shqiptare janë të përgatitura më së miri, nëse trageti në flakë ndërron drejtim për në Durrës.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/