Gazetarë që punojnë për agjencinë shtetërore turke të lajmeve, të cilët kanë udhëtuar drejt ishullit të Kastellorizos për të mbuluar zhvillimet atje, janë kërcënuar nga një website grek.

Gazetari i agjensisë Anadolu, Tevfik Durul, dhe fotoreporteri Ayhan Mehmet kishin udhëtuar me avion nga Athina drejt ishullit të Rodit, e më pas drejt Kastelorizos së njohur ndryshe dhe si Meis, kanë marrë tragetin. pak përpara mbërritjes së tyre, website anti-turk Turkikanea.gr kishte publikuar foto të pasaportës së Durul, një kopje e së cilës normalisht duhet të ishte mbajtur sipas mediave turke nga autoritetet greke dhe të mos ndahej me askënd.

“Lejojnë spiunë turq të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës MIT të shkojë në ishull? Përse i lanë të shkelin atje? A thua se nuk e dijmë çfarë duan të bëjnë agjentët e MIT. Shpresojmë që autoritetet të bëjnë për këtë rast gjithë çfarë është e nevojshme”, thuhej në shkrim.

Pala turke po kërkon tani sqarime sesi përfunduan të dhënat personale të gazetarit në internet. Website-i ka publikuar dhe informacione mbi vendlindjen e Ayhan Mehmetit.

Kastellorizo i gjendur rreth 600 km nga Greqia, por vetëm 2 km larg brigjeve turke, është kthyer në një pikë të nxehtë të konfliktit mes Athinës dhe Ankarasë mbi ujërat territorial, shelfin kontinentale dhe të drejtat e kërkimit për hidrokarbure në Mesdhe.