Organizata CoDe Albania  (Coherent Development Albania”, ka zhvilluar sot në Durrës projektin “Aftësia e kufizuar nuk është paaftësi. Zhvillimi ekonomik përfshirës” për të rinjtë me aftësi të kufizuara, projekt ky i financuar nga GIZ, Programi ProSEED. 

Koordinatorja e projektit Elona Memetaj, nënzivon rëndësinë e zbatimit të kësaj platforme vendore gjatë një periudhe kohore prej 9 muajsh, që synon të mbështesë fuqizimin social-ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuara, përmes zbatimit të përshtatshmërisë dhe akomodimit të arsyeshëm në vendin e punës.

Gjatë kësaj faze, Memetaj tregon dhe anketimin që iu është bërë rreth 100 bizneseve për të kuptuar mundësitë e punësimit të këtyre të rinjve, dhe nga një analizë paraprake, rezulton se aktualisht forca përthithëse e biznesit është shumë larg.

Duke evidentuar problematikat e të rinjve me aftësi të kufizuara, Memetaj bën apel që jo vetëm ndërmarrjet shtetërore, por edhe sektori i biznesit privat, të marrë në konsideratë raste të tilla e të krijojë kushtet e duhura dhe njohuritë paraprake në rast punësimi të këtyre personave.

Të pranishëm në aktivitet ishin dhe nënkryetari i bashkisë së Durrësit Florian Tahiri, si dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Andrea Xhavara.