Gjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Shkencave do të zhvillohen zgjedhjet për katër vende vakante në këtë institucion. Të gjithë akademikët, rreth 44, mund të votojnë duke qenë të pranishëm fizikisht ose me postë.
Për vende vakante kanë dorëzuar platformën; për pozicionin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, akademiku Skënder Gjinushi.
Për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole.
Për pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati.
Ndërsa, për pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.
Gjatë ditës së sotme fillimisht do të prezantohen platformat përkatëse, ndërsa më pas do të zhvillohen votimi dhe numërimi i votave.
Këto zgjedhje janë shoqëruar me debate publike për shkak se projektligji për “Reformën në Akademinë e Shkencave” është ende në shqyrtim nga Kuvendi. Ndërsa, zgjedhjet po zhvillohen sot me ligjin e vjetër në fuqi, atë të vitit 2008.





