Është zhvilluar në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës aktiviteti i “PELMOB”-it, i mbajtur në datat 15 dhe 16 tetor.

UAMD bën me dije se në këtë event morën pjesë akademikë nga universitete si ai i Mitrovicës, Austrisë, Hungarisë, Polonisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

“Prezantimet ishin jashtëzakonisht interesante dhe cilësore, duke adresuar progresin e projektit mbi promovimin dhe popullarizimin e përdorimit të mjeteve elektrike, përmes ndryshimit dhe përmirësimit të kurrikulave që ofron Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale në UAMD. Takimi përfundoi me caktimin e detyrave për vazhdimin e suksesshëm të projektit.”, thuhet në postimin e UAMD-së.

E plotë:

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës mirëpriti më 15-16 tetor 2024 partnerët e projektit Erasmus+ “PELMOB”. Në këtë event morën pjesë akademikë nga universitete si ai i Mitrovicës, Austrisë, Hungarisë, Polonisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Prezantimet ishin jashtëzakonisht interesante dhe cilësore, duke adresuar progresin e projektit mbi promovimin dhe popullarizimin e përdorimit të mjeteve elektrike, përmes ndryshimit dhe përmirësimit të kurrikulave që ofron Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë, pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale në UAMD. Takimi përfundoi me caktimin e detyrave për vazhdimin e suksesshëm të projektit.

Një kënaqësi e madhe ishte të shihnim partnerët tanë të largoheshin me përshtypjet më të mira për stafin organizator!