Këtë të premte është mbajtur asambleja e Partisë Socialiste të Durrësit.
Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiakja Emiriana Sako.
“Diskutuam rreth punës që po bëjmë për zbatimin e vendimeve të marra në Kongresin e Jashtëzakonshëm i cili në fokus kryesor kishte rienergjizimin e çdo strukture të familjes sonë politike”, shkruan Sako ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e asamblesë të Partisë Socialiste të Durrësit. 🌹
Diskutuam rreth punës që po bëjmë për zbatimin e vendimeve të marra në Kongresin e Jashtëzakonshëm i cili në fokus kryesor kishte rienergjizimin e çdo strukture të familjes sonë politike.
Fuqia jonë si e vetmja alternativë qeverisëse për vendin qëndron te procesi i pandërprerë transformues i vetvetes.





