U zhvillua sot faza e dytë e olimpiadës së matematikës për klasat nga e katërta te e teta të shkollave publike dhe jo publike të bashkisë Durrës.

Në olimpiadë morën pjesë 250 nxënës të cilët për rreth dy orë me radhë testuan dijet e tyre në lëndën e bukur dhe të vështirë të matematikës.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës, Avni Çuni tha se nxënësit pjesëmarrës në këtë fazë të dytë janë përzgjedhur nga faza e parë e kësaj olimpiade e cila është zhvilluar në secilën shkollë të Durrësit.

Nxënësit fitues të kësaj faze do të marrin pjesë në olimpiadën ballkanike që do të mbahet në qytetin e Prizrenit në Kosovë, në muajin korrik.