Sot u mbajt takimi me kandidatët për deputetë të partive Partia Demokratike Igli Cara, Lëvizja Socialiste për Integrim Enon Karapici, Bindja Demokratike Valbona Sakollari, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Florian Tahiri si dhe Nisma Thurje Marsel Rupi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ftesa ju është derguar të gjithë kandidatëve të qarkut Durrës që garojnë në Zgjedhjet Parlamentare, por në takimin e sotëm morën pjesë vetëm kandidatët e mësipërm, ndërsa u vu re mungesa e kandidatit nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Takimi përvecse në transmetim për 120 minuta drejtëpërdrejtë në Pallatin e Kulturës”Aleksandër Moisiu”, Durrës është transmetuar në platformën ZOOM dhe faqen Facebook të organizatës Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës dhe Rrjetit POP. Në forum u diskutuan për 3 minuta platformat elektorale të secilit kandidat dhe më pas forumi u orientua drejt pikave të kontratës sociale të vitit 2017 dhe vitit 2019, si prioritetet qëndrore dhe lokale.
Në forum morën pjesë përfaqësues nga komuniteti i qarkut Durrës, anëtarë të organizatave të shoqërisë civile, të cilët orientuan diskutimin rreth çështjeve rinore, çështjeve të lidhura me infrastrukturën, arsimin dhe ato sociale për grupet e margjinalizuara.
Takimi u mbyll me një falenderim ndaj Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme dhe National Endowment for Democracy si mbështetësit kryesorë të Rrjetit të Përballjeve të Ofertave Politike në bashkitë Durrës, Tiranë, Vlorë, Fier, Kukës, Shkodër, Pukë dhe së fundmi edhe në Vaun e Dejës, Elbasan dhe Korcë.





