Prej tre ditësh radhazi, në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, u zhvillua edicioni i 14 i kampionatit të volejbollit për shkollat 9-vjeçare në Durrës.
Dy ditët e para u përballën me njëra-tjetrën 24 ekipet e vajzave nga shkollat publike dhe jopublike të qytetit, si dhe 20 skuadrat e djemve.
Ndërkohë, këtë të enjte u zhvilluan ndeshjet finale për përcaktimin e vendit të parë, të vendit të dytë dhe të tretë e të katërt për vajzat dhe djemtë.




Të gjitha ndeshjet u karakterizuan me një rivalitet të lartë mes ekipeve pjesëmarrëse dhe secili nga lojtarët u mundua të jepte më të mirën në fushën e lojës për ekipin e shkollës së vet.
Në një prononcim për “DurrësLajm“, përgjegjësi i sektorit të sportit pranë QKF Durrës, Eduart Salillari, deklaroi se ky kampionat është i pari që regjistron një pjesëmarrje kaq masive të ekipeve të shkollave.
Pas përfundimit të ndeshjeve u shpallën edhe ekipet fituese. Për djemtë vendin e parë e mori ekipi i shkollës “Abedin Dino”. Ndërsa ekipi fitues për vajzat është ekipi i shkollës “Vincenc Prendushi”.
Fituesit:
• Për djem:
Vendi 1 – “Abedin Dino”
2 – “Njazi Mastori”
3 – “Ibrahim Kodra”
4 – “Eftali Koci”
Ekipi fair play “Eftali Koci”
Uniforma më e mirë “Ibrahim Kodra”
Lojtari më i mirë Nikolas Glloga, “Abedin Dino”
• Për vajza:
Vendi 1 – “Vincenc Prendushi”
2 – “Ibrahim Kodra”
3 – “Frymë Dashurie”
4 – “14 Nëntori”
Ekipi fair play “Ibrahim Kodra”
Uniforma më e mirë “14 Nëntori”
Lojtarja më e mirë Uerda Keci, shkolla “Vincenc Prendushi”
M.B





