Në Durrës është zhvilluar Konferenca Ndërkombëtare e ASECU-t, me organizator Fakultetin e Biznesit. ASECU është shoqata e universiteteve ekonomike të Europës Juglindore të rajonit të Detit të Zi e cila në këtë aktivitet është përfaqësuar nga 51 vende të ndryshme të botës, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.
Dr. Ass. Prof. Azeta Tartaraj, dekane e Fakultetit të Biznesit, u shpreh se kjo konferencë është një mundësi të madhe për krijimin e urave të bashkëpunimit me universitetet e tjera.
Konferenca e ASECU-t u organizua për herë të parë në Fakultetin e Biznesit, ku marrin pjesë 140 autorë me punime të ndryshme shkencore, të cilat prezantohen në datat 19 dhe 20 maj, me qëllim forcimin e lidhjeve dhe zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit kombëtar e ndërkombëtar me specialistë, akademikë e studentë të fushës së biznesit.
K.H.