Në Durrës u zhvillua për 3 ditë me radhë nga data 11-13 prill, Takimi i 7 Ndërkombëtar i Projektit ERAS.

EUROPEAN ALLIANCE FOR VOLUNTEER SUPPORT (ERAS) është një partneritet i gjatë i 13 qyteteve nga 13 vende të ndryshme me një objektiv të përbashkët: për të përmirësuar kushtet e zhvillimit të vullnetarizmit ndërmjet vendeve partnere dhe në të gjithë Europën.

Partnerët tanë nga Portugalia – Município de Lousada, Sllovenia – Društvo za podporo civilne družbe, Bosnja e Hercegovina – SARAJEVSKA REGIONALNA RAZVOJNA AGENCIJA SERDA DOO SARAJEVO, Bullgaria – SDRUZHENIE YUNI PARTNERS dhe Maqedonia e Veriut – Center for Civic Initiative, vizituan Qendrën Multikunksionale Rinore “Udhëtim i Lirë” ku takuan të rinj vullnetarë që marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që zhvillon shoqata “Udhëtim i Lirë”.

Gjatë ditëve të workshop-it partnerët u takuan dhe shkëmbyen eksperienca me përfaqësues të pushtetit vendor në qytetin e Durrësit dhe të Kavajës, drejtues të Qendrave që ofrojnë shërbime sociale në Durrës dhe në Kavajë, përfaqësues të universitetit “Aleksandër Moisiu”, përfaqësues të shoqatave të ndryshme në Durrës etj.

Pjesëmarrësit patën mundësi të ndanin eksperiencat e tyre me homologët e vendeve të ndryshme partnere në projekt.

Vullnetarë të shoqatës gjithashtu bënë guidë turistike në qytetin e Durrësit dhe të Krujës.