Kryebashkiakja Emiriana Sako ka takuar themeluesen e “EA Festival”, njëherazi aktivisten dhe ambientalisten e njohur Joanne Ooi, bashkëpunëtoren e saj Jacki Forsyth, si dhe drejtoreshën e British Council për Shqipërinë dhe Kosovën e zv/drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Majlinda Mazelliu.

Ndërsa ka ndarë detajet në një postim në rrjetet sociale, Sako njofton se “

Postimi i plotë:

Prita në një takim themeluesen e EA Festival e njëkohësisht aktivisten dhe ambientalisten e njohur Joanne Ooi, bashkëpunëtoren e saj Jacki Forsyth si dhe drejtoreshën e British Council për Shqipërinë dhe Kosovën e zv/drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Majlinda Mazelliu.

🇬🇧🤝🇦🇱 Në kuadër të javës britanike që organizon British Council, do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë e pikërisht në Durrës një festival kulturor – artistik, EA Festival, në datat 🗓️ 20 – 22 shtator, organizuar nga Joanne Ooi dhe shkrimtarja e studiuesja durrsake e njohur ndërkombëtarisht, Lea Ypi.

Përveçse themeluese e dy festivaleve, EA Festival dhe EA Sustain, Ooi ka përvojë të gjerë në inovacion, marketing dhe sipërmarrje dhe është njohur ndërkombëtarisht për rolet drejtuese në këto fusha. Ajo është e njohur botërisht edhe si ambienatliste pasi është bashkëthemeluese e Rrjetit të ajrit të pastër (CAN), OJQ-në me bazë në Hong Kong fokusuar në shëndetin publik dhe ndotjen e ajrit.

Bashkëbiseduam për organizimin e EA Festival të cilin bashkia e Durrësit do ta mbështesë fuqimisht si një aktivitet që do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin kulturor midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë. EA festival do të sjellë në Durrës larmi aktivitetesh kulturore artistike 🎶 si dhe panele diskutimi me shkrimtarë ✒️📖 britanikë të njohur.