6 Mars 2015 – Zona e Shishtavecit në Kukës, është shndërruar në vendin ku është zhvilluar kampionati i skive.   

Gjithsej në garë ishin 5 ekipe, ku 4 ekipe nga Komuna Shishtavec dhe një ekip nga Korça, mes tyre dhe shumë femra garuan për vendin e parë ne këtë sport që është i ri në vendin tonë.   

Sipas drejtuesve vendorë të Kukësit, ky sport po shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor në zonën e Shishtavecit, që ka resurse të mëdha edhe për turizmin veror.   Ndërkohë, që skiatorë të të gjitha moshave kanë garuar mes tyre në këtë kompeticion të sportit dimëror të skive, të cilët janë shprehur se ndërtimi i një piste profesionale skijimi, do të ishte një mundësi e mirë për të organizuar kampionate kombëtare e ndërkombëtare.  

Vitet e fundit zonat malore në veri dhe juglindje po ushtrojnë sportin e skive edhe si mënyre për tërheqjen e turisteve dhe zhvillimin e tyre.