Është zhvilluar në Durrës kampionati kombëtar i ngjitjes sportive.
Kompeticioni i organizuar nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor në bashkëpunim me Federatën Bjeshkatare dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës mblodhi bashkë alpinistët në “Eco Park”-un e qytetin bregdetar.
Ndërsa ka ndarë fotot nga aktiviteti, kryebashkiakja Emiriana Sako thotë se “Eco parku i madh i Durrësit është sot një park modern rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët, femijë e të rritur do të gjejnë hapësira argëtimi e shlodhjeje“.
Postimi:
Është zhvilluar në ambientet e Eco Park Durrës kampionati kombëtar i ngjitjes sportive e cila është një disiplinë olimpike. ![]()
Ky kampionat u organizua nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor në bashkëpunim me Federatën Bjeshkatare dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.
Alpinistët treguan aftësitë dhe talentin e tyre në climb wall-in e këtij parku.
![]()
Eco parku i madh i Durrësit është sot një park modern rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët, femijë e të rritur do të gjejnë hapësira argëtimi e shlodhjeje.





