15 maj 2015 – Mund të duket e pazakontë dhe e çuditshme, por është e vërteteë. Studentët që kanë dashur një notë të lartë, në provimin final u është dashur të zhvishen lakuriq përballë gjithë klasës dhe profesorit. Nuk ka mjaftuar vetëm kjo, por gjithashtu u është dashur që të bënin edhe disa lëvizje seksuale.

E gjithë kjo ka ndodhur në Universitetin e San Diegos në Kaliforni të SHBA-së, ku akademikët kanë propozuar projektin “The Erotic Self” që ka të përfshirë edhe kursin e “Body Art”, në mënyrë që nxënësit mësohen që ta trajtojnë trupin nudo si një vepër arti.

Por, ka pasur edhe kritika të shumta, ku diisa nëna të shqetësuara kanë thënë se nuk janë lajmëruar për këtë “spektakël të vogël që duhet të japin vajzat e tyre”. Madje njëra prej tyre ka bërë denoncim edhe ndaj një profesori.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/