Tre emigrantë janë zhveshur nudo në plazh, në Pozzallo, Itali, por ky veprim ka nxitur revoltimin e plazhistëve.
Shfaqja e tyre nudo në sy të fëmijëve që ndodheshin aty dhe indiferenca e tyre për t’u mbuluar, pavarësisht se plazhistët u kanë kërkuar ta bënin një gjë të tillë, ka bërë që shumë prej pushuesve të shfaqin indinjatën e tyre në rrjetet sociale.
Fenomeni është konstatuar në shumë plazhe italiane dhe nuk kanë munguar rastet, kur pushuesit u kanë kërkuar autoriteteve të ndërhyjnë.





