Një zhytës videograf italian që prej dekadash ka pasion krijesat nënujore, ka marrë së fundmi një shpërblim të veçantë me një takim “miqësor” me një gjarpër anakonda 7 metra të gjatë, në fundin e një lumi në Brazil.
Bartolomeo Bove njihet për filmimet e tij të peshkaqenëve në habitatin e tyre natyral, dhe i ndan eksperiencat në kanalin e tij te rrjetit YouTube, ku i shijon e gjithë bota.
Verën që shkoi Bove ishte në Brazil ku arriti të filmonte e të notonte me gjarprin më të madh të botës, anakondën e gjelbër gjigante.
Bove dhe partneri i tij i zhytjes Juca Ygarape arritën të takoheshin me anakondën femër 7 metra të gjatë dhe peshë 100 kg, për të cilinata thonin se lëvizte me hijeshi e madje sillej në mënyrë disi lozonjare me njerëzit.
“Përbindëshi” i ujit, dukej se ishte e interesuar dhe te kamera e zhytësve, të cilën shihet që e inspekton me gjuhë, para se të largohej përtej rrjedhës së lumit.
Bove tregoi se “Anakonda notonte me qetësi e paqe, ajo nuk tregonte interes ndaj prezencës sonë, ishte kurioze për kameran time dhe i lëpiu njëherë lentet”.
“Kjo sjellje e anakondës hedh poshtë mitet se është një gjarpër agresiv, apo që rrezikon jetën e njerëzve”.
Por me siguri në atë kohë kafsha nuk do të ketë qenë e uritur, per faktin se anakondat preferojnë ta bëjnë natën gjuetinë e tyre.
Anakondat nuk janë helmuese, por kanë një dyshe dhëmbësh të mprehtë e te fuqishem, me të cilat mbajnë të bllokuar gjahun e tyre para se t’i përdridhen në trup për ta mbytur me shtrëngim.





