Ditë zie për ish-deputetin Mark Frroku, ndërron jetë bashkëshortja e tij.
Daklea Frroku, nënë e dy fëmijëve vuante nga një sëmundje e rëndë e cila dhe i mori jetën në moshën 35-vjeçare.
Prej dy javësh ish-deputeti Mark Frroku e bashkëshortja e tij ishin kthyer në Shqipëri, pas një kurimi në Shtetet e Bashkuara, pasi mjekët nuk i dhanë më shpresa jete.
Ish-deputeti Mark Frroku fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, në maj të këtij viti me argumentin se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë rëndë, dhe ai duhej të kujdesej për dy fëmijët. Ndër të tjera lirimi i i parakohshëm u argumentua nga gjyqtarët me sjelljen e mirë, por edhe sepse ai e ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit në paraburgim.





