Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e Sukthit në fundjavë.
Mesditën e së shtunës, 64-vjeçari Shaban Ceni, ishte duke tërhequr si çdo ditë mbeturinat urbane brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë, ku për shkak të një incidenti në punë u aksidentua, e për pasojë humbi jetën.
Megjithëse ngjarja ndodhi në fundjavë, policia e Durrësit e raportoi atë ditën e sotme, kur lajmi u publikua në të gjitha mediat kombëtare dhe lokale.
Familja e 64-vjeçarit është në zi për shkak të humbjes tragjike të babait të 4 fëmijëve, i cili ishte në vitet e fundit të punës.

Njoftimi i policisë:
Manzë
Në Manzë, shtetasi Sh. C., 64 vjeç, banues në Sukth, Durrës, duke grumbulluar mbeturinat me makinën e pastrimit, tek kampi MEK, aksidentalisht ka dëmtuar rëndë dorën.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Sh.C, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





