Zinedine Zidane do të rinovojë kontratën me Realin e Madridit deri në vitin 2020. Suksesi i dyfishtë në La Liga dhe Champions, e ka bindur kupolën drejtuese të klubit më të titulluar në Spanjë që t’i kërkojë francezit zgjatjen e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera, me kontratën aktuale që përfundon pas një viti.

Vendimet e Zizu gjatë dy sezoneve të fundit janë vlerësuar si vendimtare në arritjen e objektivave madhorë, ndaj dhe do të jetë në qendër të projektit për të ardhmen e afërt. Me zgjatjen e kontratës do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të pagës, që do ta bëjë francezin ndër më të paguarit në Europë. Si klubi ashtu edhe trajneri pritën përfundimin e sezonit për ta zgjidhur çështjen e rinovimit të kontratës, duke qenë në sintoni të plotë në cdo vendim.

Që kur e mori drejtimin e skuadrës në janar të 2015-s, Zidane ka koleksionuar 65 fitore, 15 barazime, dhe vetëm nje humbje. Në vetëm 1 vit e gjysmë në këtë detyrë, ka fituar dy Champions League, një titull kampion në La Liga, një Superkupë të Europs dhe një Botëror për klube. Plot 5 trofe të rëndësishme që i shtohen palmaresit të Realit. 44-vjeçari ka marrë disa vendime të rëndësishme në aspektin sportiv, që e kanë ritëm autoritetin e tij para drejtuesve. Shembullin e parë e dha në portë, kur vendosi që numri një të jetë Keylor Navas, pikërisht atëherë kur bisedimet për të marrë De Gean nga Manchester United ishin në fazë të avancuar.

Gjithashtu la në stol James Rodrigezin, por edhe Iscon, duke i marrë më të mirën këtij të fundit në momente vendimtare të sezonit. Sa i përket merkatos, Zidane pëlqen shumë talentin francez Mbappe, por edhe nëse Reali do të blejë 18-vjecarin, kaplanifikuar të lërë një vit në huazim te skuadra e Principatës. Prioritet për Zidane janë rinovimet e kontratave me elementë thelbësorë të ekipit si Benzema, Marcelo, Carvajal dhe Isco.