Kur një skuadër ka probleme, është gjithmonë trajneri që paguan faturën, por edhe Zinedin Zidan e di shumë mirë që ka bërë disa gjëra gabim në drejtimin e Realit.

Në kohët e fundit formacioni thuajse është shumë i parashikueshëm dhe luan me të njëjtën strategji, 4-3-3. Kundërshtarët e kanë analizuar dhe i marrin masat për ta ndalur.

Zidan vazhdon t’i japë besim Marselos dhe të këmbëngulë tek ai. Sa herë që braziliani ka luajtur, madrilenët kanë humbur. Merkatoja dhe dëshirat e tij nuk kanë dhënë atë që duhet.

Eden Hazard dhe Luka Joviç ishin kërkesat e trajnerit, por asnjëri prej të dyve nuk ka shkëlqyer. Iskon e ka nxjerrë jashtë planeve, por spanjolli është një futbollist që mund të sillte gola dhe të ndihmonte ekipin në këto momente delikate.