Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Milano të Italisë pasi u kap me drogë.
Ai u ndalua nga policia dhe brenda makinës së tij Fiat Doblò u gjet një kafaz i mbyllur metalik. Brenda tij ishin fshehur 11 çanta të zeza dhe secila prej tyre mbante pako me marijuanë me një peshë totale prej 240 kg.
Shqiptar që banonte në Brindisi dhe nuk kishte dosje penale, u ndalua nga policia për shkak se tërhoqi vëmendjen duke lëvizur me makinë me shpejtësi të lartë dhe duke bërë zig-zag nga e majta në të djathtë në rrugën Famagosta.
Makina nuk ishte në pronësi të tij. Por falë kapjes së makinës me drogë, policia bëri edhe një zbulim tjetër të madh. Karabinierët gjetën një tjetër furgon, në një garazh të marrë me qira në rrugën Pestalozzi në Milano, ku brenda tij ndodheshin edhe 212 kg marijuanë, duke u sekuestruar në total 450 kg drogë.
Gjatë marrjes në pyetje ai është shprehur se nuk e dinte që në automjet kishte drogë. Ai tha se kishte marrë fugonin në Lomazzo, me udhëzimin për t'ia dorëzuar një qytetari afrikano-verior në Piazza Miani.





