Një përleshje masive në mes të një rruge në qytetin anglez të Hull-it ka ndodhur mes 8 burrave. Ata janë zënë me shkelma e grushte jashtë një lokali nate. Arsyeja e këtij sherri kishte të bënte me ngacmimin që njëri nga ata bëri ndaj një femre.
Tetë persona janë rrahur si mos më keq, pasi 27 vjeçari Ben Pelham i futi duart në një klub nate partneres së Louis Spivey. Ky i fundit i kërkoi 27 vjeçarit që të kërkonte menjëherë falje për veprimin e bërë, por Pelham refuzoi.
Kështu sherri degradoi jashtë klubit të natës, në mes të rrugës, ku u mblodhën edhe të afërm të të dy palëve. Shqelma dhe grushte mes njëri-tjetrit ishte ajo çfarë shihet nga pamjet filmike.
Sipas Daily Mail, njëri prej bodygardëve të lokalit dhe një oficer policie, që ndërhynë për të shuar sherrin mbetën të plagosur. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë jashtë lokalit të natës.





