SHBA, 27 gusht 2014 – Një aeroplan në SHBA është kthyer mbrapsht në aeroport, për të zbritur dy pasagjerë, që po grindeshin mes tyre.

Gjatë zënkës njëri prej pasagjerëve kishte përdorur një pajisje të ndaluar për ta penguar shtrirjen e ulëses. Pasagjeri, i ulur në ulësen e mesme në radhën e 12-të, e kishte përdorur këtë pajisje për ta penguar gruan e ulur para tij që ta shtrijë ulësen, ndersa ai ishte në laptopin e tij
 
Zënka u regjistrua në fluturimin 1462 të kompanisë amerikane, “United Airlines”.

Një stjuardesë i kishte kërkuar pasagjerit problematik që ta hiqte pajisjen, por ai kishte refuzuar. Në shenjë hakmarrje, pasagjerja tjetër i derdhi një gotë ujë.

Meqe asnje nga te dy pasagjeret nuk po pushonte grindjen, fluturimi nga Newarku drejt Denverit u nderpre ne mes dhe piloti ka vendosur ta kthejë aeroplanin, ka thënë zëdhënësi i Administratës amerikane të Sigurisë në Transport, Ross Feinstein. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/