Një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar deri në konfrontim fizik mes dy banorëve të zonës së Xhavzotaj, Shijak.
Sipas policisë, në konflikt kanë mbetur të përfshirë një 44-vjeçar dhe një 50-vjeçar. Ky i fundit ka mbetur i lënduar si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin Sh.SH. 44 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi në Xhavzotaj, Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin J.Xh. 50 vjeç, banues në Xhavzotaj. Neni 89 i Kodit Penal





